Aparat për kafe Espresso Joy
Nuk ka më mirë se një filxhan espresso të freskët në mëngjes, për më tepër, kur mund ta përgatisni vet. Përjetoni shijen e kafesë së freskët nga rehatia e shtëpisë, me aparatin Espresso Joy! Kjo pajisje përdorë shtypje 15 bar, ka motor me fuqi 850W dhe grykë avulli – për t’ju siguruar çdo mëngjes një filxhan plot lumturi!
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Nuk ka më mirë se një filxhan espresso të freskët në mëngjes, për më tepër, kur mund ta përgatisni vet. Përjetoni shijen e kafesë së freskët nga rehatia e shtëpisë, me aparatin Espresso Joy! Kjo pajisje përdorë shtypje 15 bar, ka motor me fuqi 850W dhe grykë avulli – për t’ju siguruar çdo mëngjes një filxhan plot lumturi!
Më shumë - Përshkrimi
-
Zgjohuni me një filxhan gjallërues të kafesë së freskët
Adhuruesit e kafesë e dinë: s’ka diçka më të këndshme se aroma e kafesë së freskët në mëngjes… apo në çdo kohë të ditës! Përjetoni këtë kënaqësi me aparatin për kafe Espresso Joy – përgatitni espresso të shijshme nga rehatia e shtëpisë!
Karakteristikat e aparatit Espresso Joy:
- Ky aparat përdorë shtypje 15 bar dhe motor 850W për t’ju siguruar rezultate të përsosura – espresso të pasur me shije, aromë dhe krem.
- E nxehtë & e shijshme qysh në provën e parë – nga momenti që e ndezni, ky aparat do t’ju përgatisë kafe nga më shumë se 75°C.
- Filter me mur të dyfishtë – krahasuar me filterin me një mur, filteri me mur të dyfishtë siguron rezultate më të mira (krem të mrekullueshëm) edhe nëse kafeja nuk është e bluar në mënyrë të barabartë.
- Operon në qetësi (më pak se 80dB), pra ju nuk do t’i zgjoni të tjerët në mëngjes, teksa përgatisni kafenë e preferuar.
- Pjesa e sipërme për ngrohje me mbrojtje nga rënia, ju siguron se filxhanët tuaj do të jenë çdo herë të ngrohtë dhe të sigurtë.
- Pastrimi automatik i sistemit të nxehtëisë pas avullimit, siguron që espresso e ardhshme të përgatitet në temperaturën e duhur.
Ndezni aparatin në 850W dhe përgatisni dy filxhanë espresso në të njejtën kohë
Aparati Espresso Joy ka filter të dyfishtë dhe filter porta, andaj ju mund të përgatisni deri në dy filxhanë kafe përnjëherë. Rezervuari i ujit ka kapacitet 1.2 litra, dhe ju mund të përgatisni deri në 12 filxhanë kafe pa pasur nevojë ta rimbushni.
Tabaku i ndashëm për kullim siguron që këndi i kuzhinës suaj të mbetet i pastër, edhe nëse ka bie ndonjë pikë kafeje. Kur tabaku mbushet, vetëm hiqeni dhe lajeni.
Grykë avulli për adhuruesit e shkumës
Gryka e avullit ju mundëson ta shkumëzoni qumështin dhe të shijoni cappuccino, latte apo makiato nga rehatia e shtëpisë. Ju mund të përgatisni shkumë më të hollë ose më të trashë, dhe ta përgatisni pijen që dëshironi. Po ashtu, mund ta përdorni edhe për të përgatitur bazë qumështi për çokollatë apo kakao të nxehtë, si dhe për të ngrohur ujë për çaj.
Operon lehtë & shpejt, doza juaj mëngjesore e kafeinës do të jetë gati në pak minuta
Aparati Espresso Joy operon lehtë dhe shpejt, kryesisht me prekjen e butonit. Vetëm shtypni butonin ON/OFF, aparati do të nxehet shpejt dhe do jetë gati në pak minuta.
Treguesi i integruar i dritës ju tregon kur aparati është gati për t’u përdorur. Nëse po nguteni për punë dhe harroni ta fikni, mos u brengosni – aparati do të fiket automatikisht pas 25 minutash.
Pastrohet & mirëmbahet lehtë
Të gjitha pjesët e ndashme janë ose çelik inox ose plastikë, andaj mund të lahen lehtësisht me dorë. Po ashtu edhe tubi i brendshëm pastrohet lehtë.
I përshtatshëm edhe për kapsula E.S.E
Aparati Espresso Joy mund të përdoret edhe me kapsula E.S.E (Easy to Serve Espresso).
- Specifikat Teknike
-
Dimensionet 31,12x22,5x26,8 cm