Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Politika e ruajtjes së fshehtësisë

Shkurtimisht për Politikën tonë të Privatësisë

  • Ne nuk do t’i keqpërdorim të dhënat tuaja personale.
  • Ne asnjëherë nuk do t’i shpërndajmë të dhënat tuaja apo detaje rreth tyre me palë të treta.
  • Ne nuk do t’ju dërgojmë e-mails pa pëlqimin tuaj, përveç atyre që janë të rëndësishme dhe lidhen me transanksionet.
  • Ne ju ofrojmë mundësinë të çregjistroheni në çdo kohë.

Politika e plotë e Privatësisë

Deklarata e Politikës së Privatësisë nga Studio Moderna

Të gjitha aktivitetet tona online janë në pajtueshmëri të plotë me Ligjin Nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe me legjislacionin europian (Direktivat e BE-së 95/46/EC dhe 2002/58/EU dhe seritë në vazhdim të Traktateve Europiane: ETS 108, ETS 181, ETS 185 dhe ETS 189).

Mbledhja dhe menaxhimi i të dhënave personale

Të dhënat personale janë të dhënat që ju identifikojnë juve, për shembull: emri, mbiemri, adresa, e-mail adresa, numri i telefonit, etj. Studio Moderna nuk i mbledhë të dhënat tuaja, përveç nëse i jepni vet, për shembull kur porosisni produkte, kur regjistroheni në e-magazinën, kur regjistroheni për ndonjë e-libër apo merrni pjesë në ndonjë lojë shpërblyese.

Përdorimi dhe shqyrtimi i të dhënave personale

Studio Moderna përdorë të dhënat tuaja vetëm për qëllime të administrimit teknik të internetit, për t’ju dhënë qasje në informacione të ndryshme dhe për të siguruar komunikim të përgjithshëm me ju. Studio Moderna nuk do t’ia shesë të dhënat tuaja një pale të tretë apo t’i tregëtojë diku tjetër. Punonjësit e Studio Moderna janë të obliguar të respketojnë konfidencialitetin e të dhënave tuaja dhe të pajtohen me marrëveshjen e shqyrtimit konfidencial (CDA).

Liria e zgjedhjes

Ju jeni përgjegjës dhe keni kontroll mbi të dhënat që i ndani me Studio Moderna. Sidoqoftë, nëse jeni kundër dhe nuk doni t’i ndani të dhënat me Studio Moderna, ju lutem ta keni parasysh që mund të mos keni qasje në disa seksione të caktuara në uebsajtin tonë. Përdoruesit që nuk duan të jenë pjesë e listës së e-magazinës, mund të çregjistrohen edhe vet në çdo kohë. Po ashtu, mund të na shkruani kërkesë për çregjistrim nga lista, në info@delimano-ks.com.

Të dhënat e regjistruara automatikisht (të dhëna jo-personale)

Kur ju vizitoni ndonjë nga uebsajtet e Studio Moderna, të dhënat tuaja të përgjithshme jo-personale (si shfletuesi i internetit që përdorni, numri i vizitave, koha mesatare e kaluar në uebsajt apo faqet që keni shfletuar) ruhen në mënyrë automatike. Këto informacione përdoren si instrument matës për të parë se sa është efektiv uebsajti dhe për të përmirësuar përmbajtjen dhe funksionalitetin e tij. Këto të dhëna nuk përpunohen më tutje dhe nuk transferohen te palët e treta.

Cookies (Biskotat)

Cookies janë skedarë të vegjël të ruajtur përkohësisht në hard disk-un e kompjuterit tuaj, duke lejuar uebsajtin tonë ta njohë kompjuterin tuaj herën tjetër që vizitoni faqen tonë të internetit. Studio Moderna përdorë cookies vetëm për të mbledhur informacione rreth përdorimit të uebsajtit tonë.

Siguria

Studio Moderna i kushton rëndësi të madhe sigurisë së të dhënave tuaja. Të dhënat tuaja mbrohen nga humbja, shkatërrimi, shtrembërimi/ngatërrimi, manipulimi dhe qasja e paautorizuar.

Të miturit

Studio Moderna u rekomandon të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që t’u mësojnë fëmijëve përdorim të sigurtë dhe të përgjegjshëm të të dhënave të tyre në Internet. Të miturit nuk duhet t’i japin të dhënat personale në uebsajtet e Studio Moderna pa miratimin e prindërve apo kujdestarëve. Studio Moderna asnjëherë nuk do të synojë të mbledhë qëllimisht të dhëna nga të miturit apo t’i përdorë ato ose t’ua zbulojë palëve të treta pa pëlqimin e personave përgjegjës të lartpërmendur.

Lidhja me uebsajtet tjera

Kjo deklaratë e privatësisë zbatohet në uebsajtin www.studio-moderna.com, të menaxhuar nga Studio Moderna dhe të gjitha uebsajtet e kompanisë në Europën Qendrore dhe Lindore. Faqet në këtë uebsajt mund të përmbajnë vegëza apo linqe të distributorëve të tjerë jashtë Studio Moderna-s, për të cilët nuk zbatohet kjo deklaratë. Kur të dilni nga uebsajti i Studio Moderna, ju lutem sigurohuni ta lexoni politikën e privatësisë të çdo uebsajti që mbledhë të dhëna personale.

E drejta e informimit

Nëse keni ndonjë pyetje rreth Politikës sonë të Privatësisë apo rreth përpunimit të të dhënave personale, mos hezitoni të na shkruani në info@delimano-ks.com.

Në rast të kërkesës suaj, ne do të mundohemi t’ju kthejmë përgjigje sa më shpejt – në pajtueshmëri me legjislacionin – rreth të dhënave që mund të jenë mbledhur gjatë vizitave në uebsajtin e Studio Moderna.

Njoftimi për ndryshimet

Çdo ndrysim i mundshëm në Politikën tonë të Privatësisë do të publikohet në këtë deklaratë, në uebsajtin tonë dhe kudo që e konsiderojmë të përshtatshme.

Analitika

Ne mund të përdorim ofrues shërbimesh të palëve të treta dhe të mbledhim të dhënat e listuara më poshtë për të përmirësuar performancën e uebsajteve tona dhe shërbimeve, si dhe për të kryer analiza të rëndësishme të përdoruesve dhe aplikacioneve dyqaneve online.

  • Google Analytics 

Google Analytics është një shërbim analitik në internet i ofruar nga Google (d.m.th. Google Ireland Ltd ose Google LLC) që gjurmon dhe raporton trafikun e uebsajtit dhe të dhënat e shitjeve nga dyqani online i Studio Moderna. Këto të dhëna përdoren për të matur reagimet e klientit (audiencës) dhe për të përmirësuar shërbimet që Studio Moderna u ofron klientëve dhe përdoruesve online dhe offline. Duke matur dhe analizaur karakteristikat që përdorin dhe sa shpesh i përdorin ato klientët, na ndihmon që të kuptojmë se çfarë është e rëndësishme për klientët, të krijojmë një përvojë më të personalizuar dhe një guidë për vendimet në të ardhmen.

Google përdorë të dhënat e mbledhura për të gjurmuar dhe monitoruar përdorimin e shërbimeve tona (uebsajteve). Këto të dhëna ndahen me shërbime të tjera të Google. Google mund të përdorë të dhënat e mbledhura për të hulumtuar dhe personalizuar reklamat e rrjetit të vet të reklamave.

Studio Moderna po ashtu përdorë Google Signals (karakteristikë e Google Analytics), i cili do të bashkojë informacionin e vizitës që mbledhë nga faqja e internetit e Studio Moderna me informacionin e Google nga llogaritë e përdoruesve të identifikuar në llogarinë Google, të cilët kanë pranuar këtë lidhje me qëllim të personalizimit të reklamave.

Ky informacion i Google mund të përfshijë vendndodhjen tuaj, historikun e kërkimit, historikun e YouTube dhe të dhënat nga uebsajtet që janë partnere me Google. Ky infornacion përdoret për të ofruar të dhëna të grumbulluara dhe anonime mbi sjelljet e përdoruesve midis pajisjeve.

Në bazë të analizave të kryera në ueb, Studio Moderna mund të përdorë gjithashtu të dhëna personale të mbledhura për qëllime të "Rimarketing dhe targetim në bazë të veprimve".

Ju mund të tërhiqeni nga disponueshmëria e aktivitetit tuaj në Shërbimin për Google Analytics duke instaluar shtesën e shfletuesit për t’u tërhequr nga Google Analytics. Shtesa parandalon JavaScript të Google Analytics (ga.js, analytics.js dhe dc.js) të ndajë të dhëna me Google Analytics rreth aktivitetit të vizitave.

Për më shumë info mbi praktikat e privatësisë së Google, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të privatësisë dhe kushteve të Google: https://policies.google.com/privacy. 

Për këtë qëllim, ne mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat personale të mëposhtme:

  • ID e Cookie
  • Adresa juaj IP
  • Identifikuesi unik (ID-ja e përdoruesit, e cila gjenerohet nga Google Analytics)

Përdorimi i Google Analytics dhe përpunimi i informacionit të lartpërmenduara është subjekt i pëlqimit tuaj për vendosjen/mbledhjen e Cookies analitike. Nëse nuk e keni dhënë këtë pëlqim, atëherë cookies nuk do të vendosen/mbledhen dhe Studio Moderna nuk do të përdorë shërbimet e Google Analytics në të dhënat tuaja personale.

Këto të dhëna personale përpunohen vetëm për sa kohë që ne kemi pëlqimin tuaj ose deri sa të skadojnë cookies.

Remarketingu dhe targetimi në bazë të veprimeve

Studio Moderna poashtu përdorë mjete sikurse Google Analytics, Google Ads, Meta Conversions API dhe/ose Meta Pixel për qëllime të rimarketingut dhe targetimit në bazë të veprimeve. Uebsajtet e Studio Moderna mund të mbledhin të dhëna rreth veprimeve të përdoruesve ose klientëve dhe të ofrojnë përmbajtje përkatëse të sponsorizuar në lidhje me produktet ose shërbimet e Studio Moderna. Për shembull, Studio Moderna mund të përdorë të dhëna për blerjet dhe ndërveprimet tuaja në dyqanet tona online për të zgjedhur përmbajtjen që përputhet me interesat tuaja. Studio Moderna mund ta ndajë këtë informacion dhe identifikuesin e klientit, si p.sh. një adresë emaili të koduar ose detaje të pajisjes, me palë të treta si Meta dhe Google. Kjo bëhet me qëllim për t'ju shfaqur reklamat përkatëse në uebsajtet dhe aplikacionet e palëve të treta. Ne gjithashtu mund ta lidhim këtë informacion me pajisjet e ndryshme që përdorni dhe mund të përpunojmë të dhëna rreth reklamave (për shembull, nëse keni klikuar në një reklamë dhe më pas keni bërë një blerje). Kjo bëhet me qëllim të matjes së efektivitetit të reklamave.

Përpunimi është i rëndësishëm vetëm për individët që kanë dhënë pëlqimin për vendosjen e Cookies analitikë dhe të marketingut, gjatë kohës kur vizitojnë uebsajtin e Studio Moderna-s.

  •  Meta Pixel 

Studio Moderna mund të përdorë Meta-n për t'ju ofruar reklama të ndryshme që ajo i konsideron të rëndësishme, bazuar në të dhënat e mbledhura. Për këtë qëllim, Studio Moderna ndanë disa ndërveprime që keni bërë me ne, me Meta-n. Kjo është e nevojshme për të siguruar që përmbajtja e reklamave të jetë e përshtatur për ju.

Të dhënat tuaja që ne ia kalojmë Metës na ndihmojnë gjithashtu të monitorojmë dhe analizojmë performancën e aktiviteteve tona të marketingut. Së fundi, ne optimizojmë reklamat bazuar në këto të dhëna për të siguruar performancë të lartë.

Studio Moderna dhe Meta konsiderohen si kontrollues të përbashkët nëse aktivizohet kjo teknologji. Prandaj, Studio Moderna dhe Meta nënshkruan një marrëveshje të përbashkët kontrolli. Nëse keni ndonjë pyetje dhe dëshironi të kërkoni qasje në të dhënat e përpunuara nga ky shërbim, ju lutemi kontaktoni Meta-n, e cila do t'i përgjigjet kërkesës tuaj.

  • Meta Conversions API 

Mjeti Meta Conversions API ndihmonë Studio Moderna-n të ofrojë përvoja të personalizuara reklamimi për klientët dhe audiencën e saj, duke ruajtur privatësinë e të dhënave në të njejtën kohë.

Për të arritur këtë qëllim, Studio Moderna dërgon disa të dhëna në ueb (informacionet e kontaktit, të cilat ndahen përpara transmetimit në Meta dhe/ose të Dhënat e Ngjarjeve) nga serverët e saj përkatës, drejtpërdrejt te Meta. I gjithë procesi arrihet pa u mbështetur në mjetet e bazuara në shfletues, duke përfshirë cookie-t.

  • Google Ads

Studio Moderna mund të përdorë Google Ads për t'ju ofruar reklama të targetuara dhe të personalizuara në Google dhe Rrjetin e Reklamave Google. Me qëllim që ta bëjmë përmbajtjen e reklamave të shfaqura për ju sa më të përshtatshme që të jetë e mundur, ne ndajmë me me Google Ads disa nga ndërveprimet tuaja të bëra me ne.

Përveç optimizimit të kampanjave tona të marketingut (duke siguruar që Studio Moderna të shfaqë reklama përkatëse të produkteve ose shërbimeve përkatëse për individët, të cilët ka shumë të ngjarë të jenë të interesuar për to), kjo po ashtu ofron një pasqyrë se si mund t’i përmirësojmë reklamat tona.

  • Google Conversion Linker

Studio Moderna mund të përdorë Google Conversion Linker për të qenë në gjendje t’ia atribuojë ndërveprimin tuaj me Studio Moderna (dhe uebsajtet  e saj) një klikimi marketingu nga Google Ads për një periudhë më të gjatë kohore, duke ruajtur të dhënat e Cookies të palës së parë në vend të Cookies të palëve të treta. Kjo i lejon Studio Moderna të optimizojë më mirë kampanjat e marketingut. Falë mënyrës sonë të menaxhimit të kampanjave, si rezultat do t’ju shfaqen reklama më të përshtatshme. Asnjë e dhënë personale nuk përpunohet për këtë qëllim.

Për qëllimet e lartpërmendura, ne mund të përpunojmë të dhënat personale të mëposhtme (nëse nuk përcaktohen ndryshe):

  • Adresa juaj IP
  • ID e Cookie
  • Të dhënat e përdorimit / Të dhënat e ngjarjeve

Të dhënat e përdorimit i referohen të dhënave të mbledhura automatikisht në uebsajtet e Studio Moderna, ose të krijuara nga përdorimi i uebsajteve ose nga vetë infrastruktura e sajtit (për shembull, kohëzgjatja e një vizite në faqe).

Duke pranuar Cookies analitike dhe të marketingut, ju gjithashtu pajtoheni që ne të përdorim të dhënat personale të mbledhura përmes Cookies përkatëse, për qëllime të rimarketingut dhe targetimit në bazë të sjelljes.

Ne do të përpunojmë të dhënat tuaja personale për sa kohë që kemi pëlqimin tuaj për vendosjen e Cookies analitikë dhe të marketingut në terminalin/pajisjen tuaj.

Përditësimi i fundit: Prill, 2023